Shqiptarët ndeshen me malazezët në Kampionatin e Malit të Zi

Futboll

Shqiptarët ndeshen me malazezët në Kampionatin e Malit të Zi

Nga: K.Goca Më: 16 maj 2026 Në ora: 12:32
Pamje nga ndeshja

Sot luhet java e 34-të e Kampionatit të Malit të Zi në futboll.

Të gjitha ndeshjet luhen sonte në orën 20.00, dy derbi që mund të vendosin kampionin, Sutjeska e Nikshiqit luan kundër skuadrës shqiptare Deçiqi dhe Buduçnosti ballafaqohet me Mornarin.

Kryesuesi Sutjeska sfidohet nga Deçiqi i Tuzit.

Skuadra shqiptare kërkon të kthehet e pamposhtur nga ky duel

“Luajmë para tifozëve tanë, kjo është gjithmonë një motivim shtesë.

E dimë sa i mirë është rivali ynë, e treguan këtë duke arritur në finalen e Kupës, por ne shikojmë vetëm veten, sepse e dimë sa të vlefshëm jemi dhe sa shumë mund të bëjmë”, theksoi trajneri i Sutjeskës, Milorad Pekoviq, para duelit me skuadrën shqiptare.
Sutjeska kryeson me 66 pikë, pasojnë Mornari 64, Deçiqi 51 pikë etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat