Atalanta befasohet në konak të vetin nga Bologna, në takimin e javës së 37-të të Serie A.
Futbollisti Berat Gjimshiti u paraqit titullar për skuadrën nga Bergamo, por dolën duarthatë në duel me Bolognan, duke pësuar humbje me rezultat 1:0.
Futbollisti Orsolini realizoi në minutën e 78-të. Bologna kthehet me pikë të rëndësishme.
Atalanta e zë vendin e shtatë me 58 pikë, tre më shumë se Bologna që gjendet një vend më poshtë.