Ndeshja Besa Peja – KEK-u nuk zhvillohet për shkak të mungesës së mysafirëve

Futboll

Ndeshja Besa Peja – KEK-u nuk zhvillohet për shkak të mungesës së mysafirëve

Më: 23 maj 2026 Në ora: 16:08
Besa Pejë

Besa Pejë ka njoftuar se ndeshja ndaj KEK-ut nuk është zhvilluar, pasi skuadra mysafire nuk ka udhëtuar fare për ta luajtur takimin.

Klubi pejan bëri të ditur përmes një njoftimi zyrtar se futbollistët e Besës kanë qenë të pranishëm në fushë dhe e kanë respektuar kampionatin dhe obligimet sportive deri në fund.

“Ndeshja ndaj KEK-ut nuk do të zhvillohet, pasi skuadra mysafire nuk ka udhëtuar për në ndeshje. Djemtë tanë ishin në fushë, duke e respektuar kampionatin dhe ndeshjen ashtu siç i ka hije”, thuhet në reagimin e klubit.

Situata vjen në një moment kur Besa Pejë nuk ka më ndonjë objektiv garues në kampionat, ndërsa KEK-u tashmë e ka humbur statusin në Ligën e Parë dhe ka rënë nga kategoria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat