Carvajal i emocionuar: Largimi im simbolizon fundin e epokës së 3 herë fituesve të Championsit

Futboll

Carvajal i emocionuar: Largimi im simbolizon fundin e epokës së 3 herë fituesve të Championsit

Më: 24 maj 2026 Në ora: 00:18
Dani Carvajal

Dani Carvajal luajti sot ndeshjen e tij të fundit me Realin.

Ai kështu largohet si legjendë, ku padyshim mund të thuhet se është një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në histori.

Spanjolli, ishte i emocionuar pasi që ai është një produkt i akademisë së madrilenëve “La Fabrica”, ku madje foli para tifozëve në “Bernabeu”.

“Largimi im simbolizon fundin e 3-titujve, 4 titujve të Ligës së Kampionëve në 5 vjet. Ne të gjithë jemi larguar tani, por duam që Real Madridi të vazhdojë të fitojë dhe ta bëjë përsëri”, u shpreh Carvajal.

Carvajal, numëron 451 paraqitje me Real Madridin ku kishte shënuar 14 gola dhe 66 asistime si dhe kishte fituar plot 27 tituj..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat