Genc Nuza reagon pas akuzave e linçimeve: Do të parashtroj padi

Futboll

Genc Nuza reagon pas akuzave e linçimeve: Do të parashtroj padi

Më: 26 maj 2026 Në ora: 16:19
Gjyqtari Genc Nuza

Gjyqtari Genc Nuza ishte në qendër të vëmendjes që nga java e kaluar, pasi ndau drejtësinë në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës, mes Ferizajit dhe Dukagjinit.

Ai u akuzua nga futbollistët e Ferizajit, Presidenti i Klubit si dhe tifozët për gabime të qëllimshme, të cilat ndikuan në rezultatin e ndeshjes.

Nuza përmes një story, ka njoftuar se ka dorëzuar zyrtarisht një kërkesë pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit – përkatësisht te Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive, pasi sipas tij, deklarimet e futbollistëve dhe presidentit të Ferizajit kanë krijuar një klimë armiqësore.

Ai thotë se është përballur me linçime me nxitje duke u përdorur gjuhë denigruese dhe kanë ndikuar në integritetin personal të tij dhe familjes.

Madje Genc Nuza ka paralajmëruar edhe padi në Gjykatë ndaj këtyre akterëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat