Po afrohet Kampionati Botëror në futboll, ndërsa kombëtaret po bëhen gati për sfidat e mëdha.
Bosnja dhe Hercegovina do të përshkojë më shumë kilometra.
Përkatësisht, boshnjakët do të udhëtojnë deri në 5,057 kilometra për të luajtur të tre ndeshjet e fazës së grupeve kundër Kanadasë, Zvicrës dhe Katarit.
Bosnja do të përballet edhe me Zvicrën e kapitenit Granit Xhaka dhe Ardon Jasharit.
““Dragonjtë” do të luajnë ndeshjen e tyre të parë kundër Kanadasë më 12 qershor në Toronto, dhe më pas do të udhëtojnë për në Los Angeles, ku do të luajnë ndaj Zvicrës në stadiumin SoFi më 18 qershor.
Kjo do të pasohet nga një udhëtim në Seattle, ku skuadra e Sergej Barbarez do të luajë kundër Katarit në raundin e fundit të fazës së grupeve.
Ekipi algjerian do të udhëtojë gjithashtu shumë, duke u detyruar të përshkojë 4,783 kilometra gjatë fazës së grupeve, ndërsa Republika Çeke do të duhet të udhëtojë gjithsej 4,524 kilometra.
Kupa e Botës fillon më 11 qershor dhe përfundon më 19 korrik me finalen e madhe:, shkruan mediumi boshnjak “Klix”.