Fitoi Botërorin me Italinë, konfirmohet trajneri i ri për klubin e Seria A

Futboll

Fitoi Botërorin me Italinë, konfirmohet trajneri i ri për klubin e Seria A

Më: 27 maj 2026 Në ora: 13:25
Groso e Allegri

Tashmë është e kryer dhe nuk ka dyshime. Fabio Groso do të prezantohet si trajneri i ri i Fiorentinës.

Tekniku 48-vjeçar largohet kështu nga Sasuolo ku kishte edhe një vit të mbetur kontratë.

Në total drejtoi 81 ndeshje, ndërsa tashmë është gati për aventurën e re në Seria A.

Nga Fiorentina ndërkohë largohet Paola Vanoli. Tekniku që ia doli të sigurojë mbijetesën me “vjollcët”.

Groso që konfirmohet si trajneri i ri ka pasur një karrierë të pasur si lojtar. 48-vjeçari ishte pjesë e Italisë që fitonte Botërorin e vitit 2006.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat