Në 20-vjetorin e finales së humbur të Champions League 2006 ndaj Barcelonës, Arsène Wenger ka rikujtuar një nga netët më të dhimbshme të karrierës së tij.
Në intervistë për “The Sun”, ish-trajneri i Arsenalit tregoi një detaj organizativ:
“Arritëm në stadium vetëm 45 minuta para fillimit të finales, sepse nuk na u lejua të përdornim autostradën për të shkuar në ‘Stade de France’.
Kjo rriti tensionin para ndeshjes”.
Wenger thekson se momenti vendimtar ishte kartoni i kuq i Jens Lehmann në minutat e para:
“Forca jonë më e madhe është se luajtëm 70 minuta me dhjetë lojtarë”.
Ai shton: “Ishim 1-0 përpara dhe patëm raste për të dyfishuar, por nuk i shfrytëzuam. Në fund humbëm 2-1 ndaj një skuadre të madhe”.
Finalja e vitit 2006 mbetet ende një plagë e hapur për Arsenalin, që ishte shumë pranë trofeut të parë të Champions League në histori.