Regi Lushkja vendos për të ardhmen

Futboll

Regi Lushkja vendos për të ardhmen

Më: 4 qershor 2026 Në ora: 16:52
Regi Lushkja

Regi Lushkja ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim ndryshe nga se jemi mësuar.

Në rrjetin e tij social të “Instagram”, Lushkja publikoi video me partneren e tij duke e shoqëruar me shenjën e infinitit.

Sulmuesi 30-vjeçar lë të nënkuptuar se është martuar.

Kjo duket të jetë edhe firma më e rëndësishme në jetën e tij, ndërsa e ardhmja në futboll mbetet në pikëpyetje.

“Panorama Sport” raportoi ekskluzivisht se Lushkja është pranë Egnatias. Te kampionët do të ishte rikthim i bujshëm, pasi përfituan të ardhura nga shitja e kartonit rreth një vit më parë në Iran.

Lushkja është pjesë e Traktor në Iran. Për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, prej muajsh nuk po luan futboll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat