Granit Xhaka: Fjalët e mia janë interpretuar keq 

Futboll

Granit Xhaka: Fjalët e mia janë interpretuar keq 

Më: 13 qershor 2026 Në ora: 13:27
Granit Xhaka

Sot në orën 21:00 Zvicra nis aventurën e saj në Botërorin 2026.

Helvetët konsiderohen si favoritët e Grupi B ku përveç tyre gjenden edhe skuadra si Katari, Bosnje dhe Hercegovina dhe Kanadaja.

Rivali i parë i Zvicrës është pikërisht Katari.

\Në vigjilje të këtij dueli, i cili do të luhet në Santa Klara të Kalifornisë, temat më të trajtuara ishin moti i nxehtë që pritet të ndikojë duelin dhe deklaratat e bëra nga Granit Xhaka pak ditë më parë ku i kërkoi shokëve të skuadrës më shumë përqëndrim.

“Fjalët e mia janë interpretuar keq. Pas miqësores me Australinë unë i artikulova ato fjalë pasi nuk më pëlqeu fakti se ne nuk performuam si duhet”, tha Granit Xhaka, i cili ishte kritik me Zvicrën pas miqësores.

Në atë takim skuadra e Yakin pas pushimit për freskim humbi plotësisht ritmin dhe u gjend në vështirësi përballë një rivali që deri përpara ndalimit të lojës ishte duke e kontrolluar.

Kur fjalën e mori edhe komisari teknik i Zvicrës gazetarët e pyetën nëse kishte zgjidhur dilemën sa i përket formacionit.

Në ditët e fundit Yakin ka lënë të kuptohet se është në dyshim nëse skuadra e tij në këtë Botëror do të reshtohet me tre apo mee katër mbrojtës. I pyetur për këtë argument Yakin u përgjigj.

“Trajneri i ardhshëm i Zvicrës është pranë meje”, tha tekniku me nota humori. Ndërsa Xhaka replikoi me gazetarët se për të arritur deri në atë pikë i duhej ende kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat