Neymar me mesazh prekës pak para sfidës ndaj Marokut

Futboll

Neymar me mesazh prekës pak para sfidës ndaj Marokut

Më: 13 qershor 2026 Në ora: 22:14
Neymar

Brazili luan sonte në mesnatë ndeshjen e parë në grup, atë ndaj Marokut. Neymar do të mungojë në ndeshjen e parë për shkak dëmtimi.

Sulmuesi mendohet të jetë i gatshëm për sfidën e dytë në grup, atë ndaj Haitit.

Pavarësisht se është i dëmtuar dhe nuk do të jetë në listën zyrtare të ekipit brazilian, Neymar ka marrë leje dhe do të gjendet në pankinë për të përkrahur moralisht shokët e tij.

Pak para ndeshjes, Neymar ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet mirënjohës për këtë që po përjeton, pra pjesëmarrjen në Botëror, duke ditur gjithë kalvarin e ngjarjeve.

“Faleminderit Zoti im… faleminderit që më lejove ta jetoj këtë edhe një herë”, shkruan Neymar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat