Vjen vendimi për Edison Ndrecën

Futboll

Vjen vendimi për Edison Ndrecën

Më: 18 qershor 2026 Në ora: 21:26
Edison Ndreca

Edison Ndreca është prej disa javësh një emër që qarkullon te shumë klube në Superiore.

Mbrojtësi i majtë pritet të kthehet në Shqipëri dhe tashmë pengesa e fundit është hequr.

Klubi kazak i Jelimaj, të cilit iu bashkua gjatë merkatos së dimrit, ka bërë të ditur se palët kanë ndërprerë me mirëkuptim marrëveshjen dhe Ndreca cilësohet një futbollist i lirë.

“Faleminderit, Ndreca! Kontrata me mbrojtësin shqiptar Edison Ndreca u ndërpre para kohe me marrëveshje të ndërsjellë.

Edisoni luajti 175 minuta në fushën e gjelbër në ndeshje zyrtare për Jelimaj, duke mbrojtur nderin e ekipit tonë. Klubi i futbollit Jelimaj e falënderon Edisonin për punën e tij në klubin tonë dhe i uron suksese të mëdha, shëndet të mirë dhe arritje të reja në karrierën e tij të ardhshme!

Paç fat, Edison!”, shkruhej në njoftimin e klubit për mbrojtësin i cili ka qenë në kontakt me disa klube të Superiores gjatë javëve të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat