Irani shtang Belgjikën, ky lojtar përjashtohet 

Futboll

Irani shtang Belgjikën, ky lojtar përjashtohet 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 21 qershor 2026 Në ora: 20:40 Përditësuar në ora: 23:00 më 21.06.2026
Pamje nga ndeshja

Heroi i iranianëve - portieri Alireza Beiranvand

Irani ka marrë një pikë të madhe në përballje me Belgjikën, duke barazuar pa gola (0:0) në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit G të Kampionatit Botëror. 

Takimi ishte i luftuar nga fillimi deri në fund, me raste në të dyja anët, por portierët ishin protagonistët kryesorë të mbrëmjes.

Heroi i iranianëve ishte padyshim Alireza Beiranvand, i cili realizoi disa pritje vendimtare për ta mbajtur portën të paprekur. 

Belgjika - Irani 0:0
Stadimi "SoFi", Los Angelos. 
Shikues: 70317.
Kartona të verdhë: Lukaku  Ezatolahi.
Kartoni i kuq: Ngoy.
Belgjika: Courtois, Meunier (Castagne  58'), Ngoy, Mechele, de Cuyper, Raskin (Vanaken 58'), Tielemans, Trossard, De Bruyne (Fernandez-Pardo 86'), Saelemaekers (Lukebakio 48') dhe Lukaku (Theate 73').
Irani: Beiranvand, Khalilzadeh, Kanaani, Nemati, Rezaeian, Haji Safi (Mohammadi 66'), Ghoddos (Moghanlou 78'), Ezatolahi (Hosseinzadeh 85'), Mohebi (Torabi 66'), Hardani (Jahanbakhsh 46') dhe Taremi.

Në anën tjetër, edhe Thibaut Courtois u shfaq në formë të shkëlqyer, duke mohuar disa raste të mira të Iranit. Në minutën e 14-të, Hossein Kanaani provoi nga 12-13 metra, por Courtois reagoi me sukses.

Tetë minuta më vonë, Belgjika iu afrua golit përmes Youri Tielemans, por Beiranvand ishte i pakalueshëm. Në fundin e pjesës së parë, Maxim De Cuyper ishte shumë pranë golit, por portieri iranian bëri një tjetër pritje. Irani u kundërpërgjigj në minutën e 53-të, kur Mehdi Taremi lëshoi një goditje të fuqishme nga zona, por Courtois shpëtoi belgët me një ndërhyrje të shkëlqyer.

Momenti kyç i ndeshjes ndodhi në minutën e 66-të, kur lojtari belg Nathan Ngoy u ndëshkua me karton të kuq pasi ndërhyri si lojtari i fundit ndaj një sulmuesi iranian.

Pavarësisht se luajti me një futbollist më pak për më shumë se 24 minuta, Belgjika rezistoi deri në fund. Megjithatë, Beiranvand vazhdoi të ishte vendimtar, duke ndalur edhe një tjetër tentim të rrezikshëm të De Cuyper në minutën e 86-të.

\Pas dy xhirove në Grupin G, Irani dhe Belgjika kanë nga dy pikë secila në vendine parë përkatësisht të dytë, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjet vendimtare të 27 qershorit. Belgjika do të përballet me Zelandën e Re, ndërsa Irani do të ketë përballë Egjiptin.

Të dyja sfidat nisin në orën 06:00.
 

Befasi

(E plotësuar) – Minuta e fundit.

\86' Portieri Alireza Beiranvand nuk mposhtet, ndal goditje e Maxim De Cuyper (Belgjikë).
Futbollisti belg nga një pozitë ideale nuk shënoi.

86' Shikues në ndeshjen e sotme është 70317.

81' Saeid Ezatolahi (Iran) ka një goditje drejt portës, gjuan nga distanca drejt shtyllës së djathtë dhe detyron Thibaut Courtois të bëjë një pritje të mirë.

Belgjika - Irani 0:0

Stadimi "SoFi", Los Angelos. 

Shikues: 70317.

Kartona të verdhë: Lukaku  Ezatolahi.

Kartoni i kuq: Ngoy.

Belgjika: Courtois, Meunier (Castagne  58'), Ngoy, Mechele, de Cuyper, Raskin (Vanaken 58'), Tielemans, Trossard, De Bruyne (Fernandez-Pardo 86'), Saelemaekers (Lukebakio 48') dhe Lukaku (Theate 73').
Irani: Beiranvand, Khalilzadeh, Kanaani, Nemati, Rezaeian, Haji Safi (Mohammadi 66'), Ghoddos (Moghanlou 78'), Ezatolahi (Hosseinzadeh 85'), Mohebi (Torabi 66'), Hardani (Jahanbakhsh 46') dhe Taremi.

77' Milad Mohammadi (Iran) harkon topin pa shkaktuar probleme.

72' Zëvendësimi përgatitet. Arthur Theate (Belgjikë) hyn në aksion si zëvendësues, duke zëvendësuar Romelu Lukakun.

70' Saman Ghoddos (Iran) nuk arrin të gjejë një shok skuadre në anën tjetër të fushës me një top të gjatë. Topi del jashtë fushës dhe është një goditje nga porta për Belgjikën.

66'  Nathan Ngoy ndëshkohet me karton të kuq pa hezitim.

62' Kevin De Bruyne (Belgjikë) përpiqet të gjejë shokun e tij të skuadrës me një pasim nga jashtë zonës, por mbrojtja kundërshtare reagon shpejt dhe pengon sulmin.

59' Portieri Alireza Beiranvand shpëton gol të sigurtë. Futbollisti Maxim De Cuyper (Belgjikë). gjeti pak hapësirë nga afërsia dhe gjuajti në këndin e poshtëm të djathtë, por nuk mundi ta mposhtte portierin.

56'' Ramin Rezaeian (Iran) përpiqet të gjejë kokën e njërit prej shokëve të ekipit me një krosim në zonë, por një mbrojtës i kalon sulmuesit dhe shmang kërcënimin.

53' Një gjuajtje e jashtëzakonshme nga Mehdi Taremi (Iran) nga brenda zonës drejt mesit të portës duket sikur është futur në portë, por Thibaut Courtois bën një pritje të shkëlqyer.

52' Leandro Trossard (Belgjikë) gjuan me kokë, e cila shkon shumë sipër traversës.

50' Kevin De Bruyne (Belgjikë) godet në kënd, por nuk arrin të gjejë asnjë nga shokët e skuadrës

48' Irani po tregon angazhim.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45' Do të ketë minimum 3 minuta kohë shtesë.

44’ Maxim De Cuyper (Belgjikë) shkon shumë afër! Ai pason një krosim brenda zonës dhe gjuan nga lart në këndin e poshtëm të djathtë, por Alireza Beiranvand bën një pritje të shkëlqyer.

342' Kevin De Bruyne (Belgjikë) bën çmos të kapë një krosim në zonë, por nuk arrin.

9' Goditja e dënimit u realizua nga Maxim De Cuyper (Belgjikë), por nuk është një nga më të mirat e tij dhe u largua lehtësisht.

36' Gjyqtari anësor sinjalizon se Youri Tielemans (Belgjikë) është në pozicion jashtë loje dhe gjyqtari konfirmon vendimin.

33’ Saeid Ezatolahi (Iran) merr një paralajmërim.

Belgjika - Irani 0:0

Kartona të verdhë: Lukaku  Ezatolahi.

Belgjika: Courtois, Meunier, Ngoy, Mechele, de Cuyper, Raskin, Tielemans, Trossard, De Bruyne, Saelemaekers dhe Lukaku.
Irani: Beiranvand, Khalilzadeh, Kanaani, Nemati, Rezaeian, Haji Safi, Ghoddos, Ezatolahi, Mohebi, Hardani dhe Taremi.

27' Goli i Iranit nuk do të llogaritet pasi është anuluar për shkak të pozicionit jashtë loje!

23' Nathan Ngoy lëshon një goditje të shpejtë nga 16-shi. Topi del jashtë fushës dhe është një goditje porte për Iranin.

20' Kevin De Bruyne (Belgjikë) dërgon një pasim në zonë, por përpjekja e tij pengohet dhe largohet.

14' Hossein Kanaani (Iran) është ai që lëshon një gjuajtje të mirë drejt anës së djathtë të portës. Gjuajtja e tij, megjithatë, pritet me mund të madh nga portieri Courtois.

9' Maxim De Cuyper (Belgjikë) merr një top të rikuperuar brenda zonës së penalltisë dhe gjuan drejt portës, por i ndalohet nga Alireza Beiranvand.

8' Kevin De Bruyne (Belgjikë) kalon me vallëzim dy lojtarë mbrojtës dhe arrin në buzë të zonës, nga ku gjuan me top që shkon shumë përtej traversës.

5' Alireza Beiranvand (Iran) është i lënduar dhe gjyqtari ndërpret lojën në mënyrë që ai të marrë trajtim mjekësor.

4' Romelu Lukaku (Belgjikë) ndëshkohet për një faull.

2' Lojë e mirë. Gjithçka gati.

Lukaku përballë Taremit

Lukaku përballë Taremit në ndeshjen ku duhet vetëm fitore!

Ndeshja e sotme mes Belgjikës dhe Iranit merr një rëndësi shumë të veçantë për fatin e Grupit G ku të katër skuadrat ishin me nga 1 pikë pas ndeshjeve të para.

Kjo është arsyeja pse trajneri Rudi Garsia ka vendosur që të rrezikojë me Lukakun nga minuta e parë, edhe pse sulmuesi nuk është në formën më optimale të mundshme.

Nga ana tjetër, rreziku kryesor do të jetë Mehdi Taremi, i cili komandon sulmin e iranianëve në këtë ndeshje që është shumë delikate për të dy skuadrat.

Belgjikë-Iran, publikohen formacionet zyrtare

Belgjika dhe Irani përballen mes tyre, në ndeshjen e raundit të dytë në Botëror.

Sfida e Grupit G, pritet të jetë e luftuar, pasi të dyja ekipet janë në kërkim të fitores së parë.

Belgjika e nisi Kupën e Botës me barazim 1-1 ndaj Egjiptit, pasi e panë fillimisht veten në disavantazh. Belgët vijnë në këtë duel pa asnjë humbje prej 14 ndeshjesh, ku numërojnë nëntë fitore dhe pesë barazime.

Irani barazoi ndeshjen e kaluar ndaj Zelandës së Re, ku ia doli të rikthejë baraspeshën dy herë, për të marrë në fund një pikë.

Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy ekipeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat