Tchouameni zgjedh ekipin e ri në rast se do të largohet nga Real Madrid

Futboll

Tchouameni zgjedh ekipin e ri në rast se do të largohet nga Real Madrid

Më: 26 qershor 2026 Në ora: 16:12
Aurelien Tchouameni

Aurelien Tchouameni është një nga emrat që nuk e ka të sigurt vendin te Real Madrid për sezonin e ri, pavarësisht cilësisë dhe aftësisë së tij të padsikutueshme në fushë. Francezi është nën kontratë me madrilenët deri në vitin 2028, por situata e tij mund të ndryshojë nëse Real Madrid do të transferojë Enzo Fernandez për 140 milionë euro.

Në këtë rast, Tchouameni mund të jetë një nga të sakrifikuarit e mëdhenj, që mudn të shitet këtë verë. Sipas The Athletic, mesfushori francez është i kënaqur te Real Madrid, madje po mendon edhe për rinovimin e kontratës.

Por, në rast se situata ndryshon dhe ndodh që ai të largohet, destinacioni i preferuar është Manchester United.

“Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një zëvendësuesi ideal për Casemiron dhe Tchouameni mund të jetë pikërisht lojtari që ata po kërkojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat