Maresca: I shkaktova probleme të mëdha Chelseas me largimin tim

Futboll

Maresca: I shkaktova probleme të mëdha Chelseas me largimin tim

Më: 30 qershor 2026 Në ora: 11:46
Chelsea

Tashmë është zyrtare: Enzo Maresca është trajneri i ri i Manchester City. Italiani, ka nisur një luftë mes “citizens” dhe Chelsea, skuadër që e drejtoi deri në gjysmën e sezonit të kaluar, para se të largohej nga Londra.

Pas deklaratës së Manchester City, që njoftonte emërimin e tij dhe reagimit të ashpër të Chelsea, Enzo Maresca foli hapur. “Vendimi për t’u larguar nga Chelsea ishte vetëm i imi“, tha trajneri italian, i cili fitoi Kupën e Botës për Klube me “blues” verën e kaluar.

“Dorëheqja ime nga Chelsea më hapi rrugën për të nënshkruar me Manchester City, një klub që e njihja shumë mirë. Jam i lumtur që i jam bashkuar ta tani“, shtoi më tej Enzo Maresca, që do të zëvendësojë Pep Guardiola.

Më pas, Maresca pranoi problemet që shkaktoi largimi i tij nga Chelsea:

E pranoj që largimi im nga Chelsea në mes të sezonit shkaktoi përçarje në klub dhe kërkoj ndjesë për këtë. Ky nuk ishte qëllimi im.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat