Kontrollit nuk i shpëton edhe Messi

Futboll

Kontrollit nuk i shpëton edhe Messi

Më: 2 korrik 2026 Në ora: 19:17
Pamje

Mund të quhesh Lionel Messi, por kjo nuk do të thotë që do t’i shpëtosh kontrolleve të doganës amerikane.

Kapitenit të Argjentinës, i cili jeton prej disa vitesh në Shtetet e Bashkuara, iu vendos detektori i metaleve dhe iu hap çanta në pistën e aeroportit të Miamit.

Messi e mori me sportivitet këtë situatë duke qeshur.

Në këtë Botëror, gjatë lëvizjeve të tyre, ekipet pjesëmarrëse janë kontrolluar, në disa raste edhe duke përdorur qen që nuhasin bagazhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat