Zlatko Daliç mendon dorëheqjen nga posti i trajnerit të Kroacisë 

Futboll

Zlatko Daliç mendon dorëheqjen nga posti i trajnerit të Kroacisë 

Më: 4 korrik 2026 Në ora: 15:15
Zlatko Daliç

E ardhmja e Zlatko Daliç në stolin e Kombëtares së Kroacisë mbetet e paqartë, pasi mediat kroate raportojnë se trajneri pritet të marrë një vendim përfundimtar mbi të ardhmen e tij deri të mërkurën.

Sipas të përditshmes ‘Sportske Novosti;, pasi Kroacia është eliminuar nga Kupa e Botës,

Daliç është pranë largimit nga posti i përzgjedhësit, duke i dhënë fund një prej periudhave më të suksesshme në historinë e futbollit kroat.

Nëse largimi i tij zyrtarizohet, favoriti kryesor për ta zëvendësuar është ish-trajneri dhe ish-kapiteni i Kroacisë, Slaven Biliq.
56-vjeçari është përmendur si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares, falë përvojës së tij të madhe si trajner në nivele të ndryshme dhe njohjes së mirë të futbollit kroat.

Daliç mori drejtimin e Kroacisë në vitin 2017 dhe udhëhoqi ekipin drejt arritjeve historike, duke fituar medaljen e argjendtë në Kupën e Botës 2018 në Rusi dhe medaljen e bronztë në Botërorin 2022 në Katar..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat