Ylli i ri i Barcelonës shkruan historinë në Kupën e Botës

Futboll

Ylli i ri i Barcelonës shkruan historinë në Kupën e Botës

Më: 4 korrik 2026 Në ora: 20:08
Toure e Abdelkarim

Egjipti u kualifikua për në 16 kombëtaret më të mira në Kupën e Botës 2026, pasi eliminoi mbrëmë Australinë nga pika e bardhë e penalltisë, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.

Kualifikimi i “Faraonëve” shënoi një tjetër moment historik në karrierën e Hamza Abdelkarim.

Sulmuesi 18-vjeçar i Barcelonës do të jetë një nga vetëm tre lojtarët e rinj që do të garojnë në raundin e 16-të, së bashku me meksikanin Gilberto Mora (17 vjeç) dhe marokenin Ayyoub Bouaddi (18 vjeç).

Pas huazimit tek Al Ahly, Barcelona vendosi të rikthejë në skuadër Hamza Abdelkarim, i cili konsiderohet si një sulmues i ri me të ardhme të madhe.

Përballja e radhës e Egjiptit në Botëror, do të jetë ndaj kampionëve në fuqi, Argjentinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat