Arsimi dhe Shkëndija e Haraçinës barazojnë në ndeshje miqësore

Futboll

Arsimi dhe Shkëndija e Haraçinës barazojnë në ndeshje miqësore

Nga: K.G. Më: 4 korrik 2026 Në ora: 21:23
Arsimi nga Çegrani

Arsimi nga Çegrani dhe Shkëndija e Haraçinës kanë barazuar 1:1 në një ndeshje miqësore të zhvilluar pasditen e së shtunës në stadiumin e qytetit në Gostivar.

Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Arsimi kaloi në epërsi falë golit të Gligorovit.

Ndërsa Shkëndija e Haraçinës barazoi me anë të Demirit.

Kjo ishte ndeshja e parë kontrolluese për të dyja skuadrat në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Arsimi do të zhvillojë sezonin e dytë radhazi në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa Shkëndija e Haraçinës do të debutojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat