Ka luajtur te Dinamo Zagreb dhe ka fituar Superioren me Partizanin

Futboll

Ka luajtur te Dinamo Zagreb dhe ka fituar Superioren me Partizanin

Më: 10 korrik 2026 Në ora: 12:34
Sabit Bilali

Përmes postimit në rrjetet sociale, klubi i Besëlidhjes ka njoftuar arritjen e akordit me mesfushorin Sabit Bilali.

28-vjeçari vjen te ekipi lezhjan me parametra zero, ndërsa konsiderohet vlerë e shtuar në repartin “lidhës” të ekipit.

Bilali vlerësohet lojtar ekuivalent në mesfushë, ku mbulon jo vetëm rolin e ekuilibruesit, por edhe “shkatërruesit”.

Për Besëlidhjen, ky transferim mund të rezultoi i goditur për arritjen e objektivit, ngjitjen në Superiore.

Eksperienca e Sabit Bilali është një tjetër “armë” e fortë, pasi ka luajtur me Dinamo Zagreb U-19 dhe ka fituar titullin në Superiore me Partizanin. Në edicionin 2026-2027, ekipi nga qyteti i Lezhës do të militojë në Kategorinë e Parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat