Henry hyn në zhveshtoren e Francës dhe mban fjalim

Futboll

Henry hyn në zhveshtoren e Francës dhe mban fjalim

Më: 11 korrik 2026 Në ora: 13:30
Thierry Henry

Thierry Henry ka bërë paraqitje befasuese në dhomat e zhveshjes te Franca, për ta përgëzuar ekipin pas fitores 2:0 në çerekfinale të Botërorit ndaj Marokut. 

Legjenda franceze e futbollit e ka përgëzuar kapitenin Kylian Mbappe, ndërsa më pas foli edhe për atë që e ka impresionuar më së shumti tek ekipi i “Les Bleus”. 

Ikona e Francës, fitues i Botërorit 1998, punon si analist në një televizion amerikan. 

“Sinqerisht, djem, nuk di çfarë të them më. Në posedim, të jashtëzakonshëm si zakonisht.

Por mua më impresionon më së shumti aftësia e ekipit për ta fituar topin sërish. Përgëzime për Didier Deschampsin, për ekipin, për tifozët”, ka deklaruar Henry.

Franca të martën në gjysmëfinale luan me Spanjën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat