Vrioni i papërmbajtshëm

Futboll

Vrioni i papërmbajtshëm

Më: 9 gusht 2026 Në ora: 19:18
Sulmuesi Xhakomo Vrioni

Vrioni i papërmbajtshëm, sulmuesi shqiptar i shënon edhe gjigantëve të Salzburgut në kampionat!

Sulmuesi Xhakomo Vrioni është shndërruar në një bomber të frikshëm te skuadra e Volfsberger në elitën e futbollit austriak.

Pas dopietës në javën e parë ndaj Austrisë së Vienës, 27-vjeçari ka arritur të realizojë serish, teksa i shënoi gjigantëve të Salzburgut në minutën e 67-të, në duelin e vlefshëm për javën e dytë të kampionatit, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Vlen të theksohet fakti se Vrioni u transferua këtë sezon nga radhët e Çezenës, teksa po arrin të bëjë mjaft mirë, duke u shndërruar në një lider të vërtetë te skuadra e tij e re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat