Fiorentina transferon sulmuesin argjentinas të Parmës

Futboll

Fiorentina transferon sulmuesin argjentinas të Parmës

Më: 12 gusht 2026 Në ora: 14:55
Pamje nga ndeshja

Bologna dhe Fiorentina kanë arritur marrëveshje për transferimin e dy sulmuesve, duke i dhënë formë të re reparteve të tyre ofensive.

Roberto Piccoli do të jetë përforcimi i ri i Bologna-s.

Sulmuesi do të largohet nga Fiorentina në formën e huazimit, me detyrim blerjeje të vendosur në 18 milionë euro.

Kalimi i Piccolit te Bologna pritet të zhbllokojë edhe një tjetër operacion në merkato, atë të largimit të Dallinga-s drejt Kolnit.

Ndërkohë, për të zëvendësuar Piccolin, Fiorentina ka zgjedhur Mateo Pellegrinon. Sulmuesi argjentinas do të transferohet në Firence në mënyrë definitive, duke lënë Parmën.

Për kartonin e Pellegrinos, Parma pritet të arkëtojë rreth 25 milionë euro, shumë që përfshin edhe bonuset e parashikuara në marrëveshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat