Nga Italia në Llap

Futboll

Nga Italia në Llap

Më: 20 gusht 2026 Në ora: 14:58
Kevin D’Almeida

KF Llapi nga Podujeva ka kompletuar transferimin e sulmuesit Kevin D’Almeida.

“21-vjeçari italo-togolez, i lindur në Modena të Italisë, luan në pozitën e qendërsulmuesit dhe me 1.90 metra gjatësi përfaqëson një profil të fuqishëm për repartin ofensiv.

D’Almeida është formuar në Itali, ku ka qenë pjesë e akademive të Bologna FC dhe Reggiana, ndërsa karrierën profesionale e ka vazhduar në Austri, Estoni, Slloveni dhe Bullgari.

D’Almeida ka firmosur kontratë me klubin deri në vitin 2029, duke u bërë pjesë e projektit tonë për sezonet në vazhdim”, ka njoftuar KF Llapi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat