Dede: Sfida me Tiranën është një vitrinë luksi për Superioren

Futboll

Dede: Sfida me Tiranën është një vitrinë luksi për Superioren

Më: 23 gusht 2026 Në ora: 11:41
Nevil Dede

Egnatia do të përballet me Tiranën në ndeshjen hapëse të Superiores.

Në prag të kësaj supersfide, ka folur edhe trajneri Nevil Dede.

Ai deklaroi se rrogozhinasit janë historia e momentit e futbollit shqiptar dhe kjo sfidë është një vitrinë luksi për Superioren.

“Një sezon sa më të mbarë për të gjithë, gjendja e lojtarëve tanë është shumë e mirë. Harmonia në grup është maksimale, ky fakt na gëzon pa masë, kemi dy mungesa të rëndësishme, Bakajoko që do kohën e gjatë për rikuperim pas një ndërhyrje të suksesshme, i uroj shërim të shpejtë.

Dhe Haime për një trajtim që ta kemi sa më shpejt që është e mundur ta kemi pranë skuadrës. Mbështjetja e klubit është maksimale, ky sezon i ri na gjen mirë, jemi gati për tu përballur me Tiranën. Ka shumë elementë që ndikojnë në përgatitjen e ndeshjes.

Egnatia është historia e momentit e futbollit shqiptar, këtë duhet ta dinë mirë të gjithë, besoj që është një përballje shumë e bukur, çdo kush do të kishte dëshirë të ishte pjesë, jo vetëm për ta luajtur por edhe për ta ndjekur në stadium, është një vitrinë luksi për Superioren. Jam i lumtur me këtë grup djemsh, ata stërviten çdo ditë, nuk kursehen, nuk më sjellin kokëçarje, janë gati për përballjen, duhet të jemi në fokus”, deklaroi Dede.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat