Ndeshje e pazakontë, Gvozdenoviç dhe Martini bëjnë ndryshime pas zhgënjimeve

Futboll

Ndeshje e pazakontë, Gvozdenoviç dhe Martini bëjnë ndryshime pas zhgënjimeve

Më: 29 gusht 2026 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Ndeshja mes Elbasanit dhe Vllaznisë në “Elbasan Arena” do të zhvillohet në mënyrë të pazakontë, pasi në shkallare mungojnë tifozët, meqë vendasit janë ndëshkuar nga Komisioni i Disiplinës në fund të edicionit të kaluar.

Pas ndalesave të të dy ekipeve në ndeshjen e parë, trajnerët kanë bërë ndryshime në rreshtim. Gvozdenoviç ka lënë jashtë A. Kasën dhe Lukokin, duke hedhur në fushë Lilën dhe Deliun. Ndërkohë, Martini ka lënë jashtë Çelikoviç, Qato dhe Uldedaj, pa harruar këtu edhe Kobiljar të larguar nga ekipi. Në vend të tyre janë Latifi, Bardhi, Mehmeti dhe Bizi.

FORMACIONET ZYRTARE

ELBASANI: Aleksovski, Lulaj, Gjini, Lila, K. Kasa, Abas, Deliu, Boriçi, Tresa, Hebaj, Nikaj,
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

VLLAZNIA: Avram, Pusi, Latifi, Dumfur, Musta, Bardhi, Dros, Mehmeti, Bizi, Murataj, Balaj.
Trajner: Edi Martini

Gjyqtar: Dorjan Maletaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat