21-vjeçari refuzon udhëtimin drejt Anglisë dhe firmos

Futboll

21-vjeçari refuzon udhëtimin drejt Anglisë dhe firmos

Më: 2 shtator 2026 Në ora: 14:49
Malik Fofana

Sulmuesi 21-vjeçar belg, Malik Fofana, ka qenë protagonist i një ngjarjeje të veçantë në ditën e fundit të merkatos së verës.

Olimpik Lion kishte rënë dakord për të njëjtat shifra për transferimin e tij drejt Premier Ligws si me Kristal Palas, ashtu edhe me Sandërlend, të cilat ishin të gatshme të paguanin rreth 30 milionë paund për futbollistin e talentuar. Kështu që të dy klubet vendosën që të dërgonin në Lion çarter privat që të merrnin futbollistin.

Por në mënyrë të papritur, ai bëri të ditur se nuk do të udhëtonte me asnjërin prej këtyre avionëve drejt Anglisë, ku klubet në fjalë shpresonin të kryenin vizitën mjekësore dhe më pas të firmosnin me të.

Lojtari vendosi që të kryente testet mjekësore në një spital privat në Francë, para se të komunikonte në fund se kishte zgjedhur Sandërlendin. Megjithatë, klubi nuk ishte aq i sigurt pas hezitimit që kishte shfaqur, ndaj presidenti Kiril Luis-Drejfus shkoi vetë të qëndronte me futbollistin derisa ai hodhi firmën në kontratë, duke finalizuar transferimin.

Vetëm sot, lojtari 21-vjeçar do të udhëtojë drejt Anglisë, për t’iu bashkuar shokëve të tij të rinj të skuadrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat