Futbollisti shqiptar Agon Elezi është përfshirë në ekipin e javës në kampionatin e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Agon Elezi ishte vendimtar për skuadrën e tij.
Ai ka shënuar gol në momentet e fundit të ndeshjes dhe duke i siguruar ekipit fitoren minimale 2:1 në udhëtim ndaj Shiroki Brijegut.
Elezi pritet të jetë pjesë e listës së përzgjedhësit Goce Sedlloski për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.