Milani kërkon të “blindojë” dy lojtarë kryesorë  

Futboll

Milani kërkon të “blindojë” dy lojtarë kryesorë  

Më: 4 shtator 2026 Në ora: 16:31
Pamje nga ndeshja

Pas mbylljes së merkatos, Milani ka nisur të fokusohet te rinovimet e kontratave të disa prej lojtarëve kryesorë.

Dy çështjet më të rëndësishme janë ato të Adrien Rabiot dhe Strahinja Pavlovic, kontratat e të cilëve përfundojnë në vitin 2028. Të dy kanë gjithashtu një opsion për zgjatjen e marrëveshjes edhe për një sezon tjetër.

Për Rabiot, drejtuesit e Milanit synojnë një kontratë të re të paktën deri në vitin 2030, shoqëruar me rritje page. Pronari Gerry Cardinale pritet të takohet personalisht me agjenten e mesfushorit për të diskutuar të ardhmen e tij. Me marrëveshjen e re, paga e Rabiot mund të arrijë në 5 milionë euro në sezon.

Ndërkohë, negociatat me përfaqësuesit e Pavlovic kanë avancuar dhe mbrojtësi serb mund të firmosë së shpejti deri në vitin 2031.

Milani synon kështu të sigurojë vazhdimësinë e dy prej lojtarëve kryesorë të skuadrës së drejtuar nga Ruben Amorim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat