Klubi i Superiores njofton ndryshimin në fillimin e sezonit

Futboll

Klubi i Superiores njofton ndryshimin në fillimin e sezonit

Më: 10 shtator 2026 Në ora: 15:12
Vora

Akademia e Vorës ka prezantuar stafin e ri teknik që do të jetë pjesë e rrugëtimit për sezonin e ri 2026/27. Gentian Brahimaj është emëruar trajneri i moshave U-19, ndërsa Erjol Merdini zëvendëstrajner.

Pjesë e akademisë vorake do të jetë edhe Eni Imami. Pasi vendosi të tërhiqej nga futbolli, ish futbollisti i Tiranës dhe Dinamos ka marrë detyrën e trajnerit të moshave U-18. Sakaq, Olti Gjoka është caktuar trajner i U-17-tës, për të vijuar me Erdi Lazrin, trajner i U-16-tës.

Mustafa Sulaj do të angazhohet me moshat U-15, teksa Nelsi Mete është përgjegjës për moshat U-14. Skerdilajd Musteqja është caktuar trajner i U-13, ndërsa Besim Shehi do të kujdeset për të rinjtë e moshave U-11.

Erjon Cepunaj dhe Amarildo Murati janë caktuar trajner për moshat, U-10-të dhe respektivisht U-9-të. Në detyrat e tjera, Ardit Gjikolës i është dhënë përgjegësia e përgatitësit atletik, Jurgen Toskës ajo e trajnerit të portierëve, ndërsa pozicioni i doktorit i është besuar Nazmi Metaliut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat