Mati Graciati ka folur për Alfadjo Cise. Talenti i Milanit shënoi në barazimin 1 me 1 ndaj Juventusit.
Graciati është një nga trajnerët e parë të Cise në Treviso. “Tuttomercatoweb” e ka intervistuar së fundmi për 19-vjeçarin.
“Unë e kam trajnuar Alphadjo-n kur ai ishte midis 7 dhe 9 vjeç në një ekip të quajtur Indomita 21, në Treviso. Cilësitë e tij kryesore ishin gjithmonë teknika dhe driblimi. Në atë moshë, sapo Cisse merrte topin, ai i mundte të gjithë.
Ai ka qenë gjithmonë një djalë i thjeshtë me një dëshirë të madhe për t’u përmirësuar, edhe pse ishte padyshim lojtari më i talentuar në ekipin tonë.
Gjatë viteve, ai ka ruajtur të njëjtën dëshirë dhe kjo e ka sjellë aty ku është tani; ai është i destinuar për sukses”, u shpreh fillimisht Graciati.
“Shpresoj që të ketë të njëjtën karrierë si Robinjo, megjithëse shpresoj që të mos shënojë kurrë për Interin sepse unë jam një interist. I kam shkruar disa herë, sigurisht me shaka, se kishte zgjedhur ekipin e gabuar në Milano”, tha Graciati po ashtu.