UEFA-ja ka ndryshuar mekanizmin e ngjitjes dhe rënies nga Liga e Kombeve, në kuadër të përshtatjes së formatit të ri që nga sezoni 2028/29 do të ketë 18 skuadra për ligë.
Ndryshimi do të aplikohet që nga edicioni 2026/27, ndërsa një nga përfitueset mund të jetë Italia. “Azzurrët” do të kenë mundësi të sigurojnë kualifikimin direkt në çerekfinale, duke synuar vendin e parë ose të dytë në grupin e tyre në Ligën A.
Sa i përket rënies nga Liga A, në edicionin e kaluar katër skuadrat e fundit ranë direkt në Ligën B, ndërsa katër të tjera luajtën “play-off”.
Me formatin e ri, vetëm dy vendet e fundit do të bien automatikisht, ndërsa vendet e treta dhe të katërta do të luajnë ndeshje “play-off” për mbijetesë.
Italia do të zhvillojë katër ndeshje brenda 11 ditëve, në fund të të cilave do të mësohet nëse do të luftojë për çerekfinale apo për mbijetesë.
Për të siguruar kalimin direkt në çerekfinale, Italia duhet të përfundojë në njërin prej dy vendeve të para të grupit.