Kombëtarja “kyç” portën me rikthimin e ikonës Etrit Berisha

Futboll

Kombëtarja “kyç” portën me rikthimin e ikonës Etrit Berisha

Më: 19 shtator 2026 Në ora: 11:45
Etrit Berisha

Etrit Berisha ishte një nga surprizat e listës së Kombëtares shqiptare, për ndeshjet e Nations League, në fund të shtatorit dhe në fillim të tetorit.

Portieri 37-vjeçar ftohet, pas mungesës së detyruar për dëmtim të Thomas Strakoshës.

Kështu, Berisha pritet të luajë ndeshjen e parë të tijën me Kombëtaren, pas 845 ditësh.

Ndeshja e fundit që “gardiani” me origjinë nga Prishtina është ajo e 3 qershorit të vitit 2024, përballë Lihtenshtejnit, miqësore që u fitua 0-3 nga tanët.

Vlen të theksohet se Berisha ka 80 ndeshje me Kombëtaren shqiptare.

Gjatë karrierës së tij me kuqezinjtë, 37-vjeçari ka pësuar 77 gola dhe ka mbyllur me portë të paprekur 32 ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat