Bërnli i Armando Brojës pësoi një goditje të rëndë dje nga Derbi.
Sfida e javës së tetë në Championship u mbyll në barazim 1 me 1.
Bërnli ishte në avantazh deri në minutën e 93-të, kur miqtë baraspeshuan ndeshjen.
Vendi i fundit vendos në rrezik të ardhmen e trajnerit Niki Hajen, që regjistron vetëm 4 pikë në 8 javë.
Asnjë fitore është një statistikë që tregon se situatë është mjaft serioze. Armando Broja nuk luajti asnjë minutë dje, ndërsa qëndroi në stol. Për të është ndoshta momenti më i vështirë në karrierë.
Trajneri Hajen është drejt shkarkimit. Dhe për këtë pritet një takim mes drejtuesve të klubit.