Taulant Seferi ngre në “piedestalë” trajneri Maran

Futboll

Taulant Seferi ngre në “piedestalë” trajneri Maran

Më: 23 shtator 2026 Në ora: 13:08
Taulant Seferi

Në prag të ndeshjes Shqipëri – Bjellorusi, e vlefshme për Grupin C në Ligën e Kombeve, ka folur para mediave Taulant Seferi, ndërsa i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme nga gazetarët:

Vendi i parë në këtë Ligë, sa mund t’ju vendos në presion?

Padyshim, vendi i parë është objetivi ynë. Ne duhet të shikojmë çdo ndeshje me radhë. Nuk ka më sfida të lehta. Duhet të japim maksimumin. Shpresoj që në fund të arrijmë objektivin. Ne duhet të punojmë fortë.

Në Turqi keni shënuar shumë, te Kombëtarja jeni disi më i tërhequr, cili do të jetë roli juaj në fushë?

Trajneri Maran do të luaj më shumë me topin, pra ne të jemi më shumë ofensiv. Këto ditë kemi punuar më shumë me topin, se si do të dalim përpara. Shpresojë që këto që po punojmë me Maran, të dalin të sakta edhe në lojë. Po na pëlqen të gjithëve sistemi i trajnerit Maran. Shpresojë t’ia dalim me sukses.

Pozicioni juaj me trajnerin Maran, a keni biseduar me atë?

Trajneri ia jep vlerësimin të gjithë futbollistëve. Unë respektoi vendimin e trajnerit. Besoj se Maran i ka pëlqyer paraqitja ime edhe në dy ndeshjet miqësore të mëparshme, sikurse te ekipi në Turqi. Vlerësoj çdo vendim të trajnerit. Ne jemi të kënaqur që jemi në Kombëtare. Grupi të sjell suksese dhe fitore.

Si e keni përgatitur ndeshjen në kushtet kur jeni favorit përballë Bjellorusisë?

Objektivi ynë është vendi i parë, duhet të fokusohemi në çdo ndeshje. Nuk duhet të ketë asnjë nënvlerësim për rivalin. Ne kemi shumë besim, sepse kemi grupin të mirë dhe do ia dalim me sukses.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat