Avdullahu: Nuk i frikësohemi Irlandës

Futboll

Avdullahu: Nuk i frikësohemi Irlandës

Më: 23 shtator 2026 Në ora: 16:36
Leon Avdullahu

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Leon Avdullahu, ka thënë se “Dardanët” nuk i frikësohen Irlandës, në prag të përballjes mes dy skuadrave në kuadër të Ligës së Kombeve.

Avdullahu ka vlerësuar se Irlanda është kundërshtar i vështirë dhe fizik, por ka theksuar se Kosova është përgatitur mirë dhe e ka analizuar lojën e kundërshtarit.

Avdullahu: Nuk i frikësohemi Irlandës

“Besoj që këtë respekt e kemi merituar nga Irlanda, nuk kemi pse të frikësohemi, do të jetë një ndeshje e vështirë, shumë fizike por kemi bërë përgatitje të mira, e kemi lexuar lojën shumë mirë dhe do të jemi gati”, tha Avdullahu.

Ai foli edhe për Erblin Osmanin, i cili së fundmi ka vendosur të përfaqësojë Kosovën, duke e cilësuar atë si një talent të madh.

Avdullahu: Erblin Osmani është supertalent

“Kam biseduar me Erblin Osmanin dhe më vjen mirë qa ka vendosur të luajë për Kosovën, është një supertalent dhe në të ardhmen do të na ndihmojë shumë neve.”, tha Avdullahu.

Kosova dhe Irlanda do të përballen të premten në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e parë të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat