​Osmani shkruan histori me Kosovën: Ëndrra ime u bë realitet

Futboll

​Osmani shkruan histori me Kosovën: Ëndrra ime u bë realitet

Më: 25 shtator 2026 Në ora: 09:06
Erblin Osmani

Erblin Osmani shkroi historinë e tij me fanellën e Kosovës. Vetëm 17-vjeçari debutoi për Kombëtaren A në fitoren 1-0 ndaj Irlandës, duke realizuar një ëndërr që, siç thotë vetë, e kishte pasur që nga fëmijëria.

Osmani u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes dhe u prit me duartrokitje nga tifozët në stadium.

Pas ndeshjes, talenti kosovar nuk e fshehu emocionin për këtë moment të veçantë.

“Ka qenë ëndërr. Kam dashur të luaj gjithmonë për Kosovën. Jam shumë i lumtur që debutova sonte me Kosovën. Një ëndërr u bë realitet. Kam dashur të luaj gjithmonë për Kosovën dhe tash u bë realitet. Edhe lojën e parë e kemi fituar dhe shpresoj që t’i fitojmë edhe ndeshjet e tjera”, tha Osmani.

17-vjeçari foli edhe për momentin kur tifozët thirrën emrin e tij pas hyrjes në fushë.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që ma kanë thirrur tifozët emrin. Kur kam hyrë në fushë, ka qenë ëndërr. Edhe kemi fituar këtë lojë dhe jam shumë, shumë i lumtur”, u shpreh Osmani.

Debutimi i Osmanit vjen në një mbrëmje të paharrueshme për të, por edhe në një fitore të rëndësishme të Kosovës, e cila e nisi me sukses përballjen ndaj Irlandës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat