Aventura e dytë e trajnerit italian në stolin e kombëtares ka nisur me një humbje të rëndë 0:2 nga Belgjika.
Ka shumë aspekte që duhen përmirësuar për ndeshjen e ardhshme kundër Turqisë.
“Grupi i Zenicës, taktika e gabuar dhe zëvendësimet e vonuara: 5 gabimet e Mancinit në Itali–Belgjikë!
Ndeshja kundër Belgjikës nuk ishte aspak një rikthim i mirë. Përkundrazi. Humbja shkaktoi fishkëllima nga tifozët në “Olimpico”, si në pushimin e pjesës së parë, ashtu edhe sidomos në fund të ndeshjes.
Pas katastrofës së Zenicës më 31 mars, Italia pësoi një tjetër goditje në ndeshjen e parë për tri pikë. Azzurrët u mposhtën nga një kundërshtar që, ashtu si Italia, kishte një trajner debutues, por që kishte më shumë cilësi, ishte vendosur më mirë në fushë, vraponte më shumë dhe luante me më pak presion.
Belgjika ka një avantazh tjetër të rëndësishëm: ka marrë pjesë në Kupën e fundit të Botës dhe u eliminua në çerekfinale nga një gol i Spanjës në minutat e fundit. Spanja më pas u shpall kampione.
Italia, ndërkohë, e ndoqi Botërorin nga televizori.
Sipas analizës, lojtarët italianë hyjnë në fushë me një barrë të madhe mbi supe: peshën e dështimeve të së kaluarës. Kjo vështirësi i shtohet problemeve të tjera që ka aktualisht kombëtarja”, ka shkruar media italiane “La Gazzetta dello Sport”.