Selektori i Shqipërisë: Muçi është lojtar i rëndësishëm

Futboll

Selektori i Shqipërisë: Muçi është lojtar i rëndësishëm

Më: 26 shtator 2026 Në ora: 23:18
olando Maran

Selektori i Shqipërisë, Rolando Maran, debutoi me fitore te Kombëtarja në ndeshje zyrtare, 2:0 karshi Bjellorusisë.

Pas ndeshjes, ai foli për mediat, ndërsa u ndal në tema të caktuar për sfidën e mbyllur me triumf në “Air Albania”:

“Nuk mund të kishte një fillim më të mbarë. I lumtur për paraqiten e ekipit. Lojtarët prezantuan atë çka kemi zhvilluar në stërvitje. Në momentin kur hapej loja, ishte çasti që të fusnim Uzuni.

Ka të bëjë me karakteristikat e lojtarëve në lidhje me qasjen mes Seferit dhe Uuznit. E dinim që ishte e vështrirë që në fillim të ndeshjs.

Mos të harrojmë rezultatet e fundit të Bjellorusisë. Ata janë ekip që rrinin shumë poshtë. Por ne arritëm të gjnim vetveten. Lojtari më i mirë sonte?  

Duhet të vlerësohet shpirti i skuadrës dhe sakrificës. Muçi? Është lojtari i rëndësishëm, e tregoi edhe sonte. Nuk më pëlqen që të kemi vetëm një lojtar si pikë reference. Jam shumë i lumtur për Muçin, por edhe për asistin e Asllanit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat