Selektori i Zvicrës befason me deklaratë për Ardon Jasharin 

Futboll

Selektori i Zvicrës befason me deklaratë për Ardon Jasharin 

Nga: K.Goca Më: 26 shtator 2026 Në ora: 23:48
Murat Yakin

Zvicra nuk zhgënjeu aspak në “Todor Proieski” në Shkup.

Përkundrazi, tregoi të gjithë forcën, potencialin dhe cilësinë e saj, duke dominuar ndaj Maqedonisë së Veriut dhe duke fituar 0:3.

Zvicra, e cila në Botërorin e fundit arriti deri në fazën eliminatore, zhvilloi 90 minuta shumë të mira në Shkup dhe u kthye në shtëpi me tri pikë.

Pas ndeshjes, selektori zviceran Murat Yakin foli për paraqitjen e ekipit të tij dhe veçoi disa prej lojtarëve sidomos Ardon Jasharin.

“Kjo ishte një ndeshje e shkëlqyer për ne. Mund të kishim shënuar edhe shumë gola të tjerë. Lojtarët e rinj u përshtatën shumë mirë.

Jam i kënaqur me paraqitjen e Jasharit.

Ai ishte në nivel të lartë si në fazën ofensive, ashtu edhe në atë defensive”, -  tha Yakin.

Yakin foli edhe për Denis Zakarian, i cili dha dy asistime në këtë ndeshje:

“Më vjen mirë që Zakaria asistoi dy herë. Ishte një ndeshje e shkëlqyer dhe me shumë ritëm”.

Zvicra e mbylli ndeshjen me fitore 3:0, ndërsa Zeki Amdouni shënoi dy gola, kurse Remo Freuler realizoi golin e parë.

Paraqitja e Ardon Jasharit, i cili luajti në qytetin ku ka rrënjët familjare, ishte gjithashtu një prej pikave të veçuara nga trajneri Yakin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat