Interin do e presë një tetor i gjatë

Futboll

Interin do e presë një tetor i gjatë

Më: 3 tetor 2026 Në ora: 14:27
Mkhitarian

Interin do e presë një tetor i gjatë ku janë programuar disa sfida.

E para ishte miqësorja e sotme në qendrën stërvitore “Appiano Gentile”. Interi fitoi 2:0 ndaj Lumezanes, ndërsa nga një gol u shënua për secilën pjesë.

Fillimisht ishte Mkhitarian në minutën e 14-të që dërgoi topin në rrjetë.

Më pas erdhi edhe goli i Agbonifos në minutën e 62-të, që vulosi rezultatin përfundimtar. Trajneri Kivu ishte pa pjesën më të madhe të titullarëve, për shkak të angazhimit me kombëtaret.

Synimi i Interit është vetëm mbrojtja e titullit kampion. Aktualisht zikaltërit regjistrojnë po aq pikë sa Roma (13) në krye të renditjes.

INTER: 49 Provedel (12 Di Xhenaro 36′), 9 Thuram, 11 Luis Henrieke, 21 Xhons, 22 Mkhitarian, 28 Pavard, 30 Karlos Augusto, 31 Bisek, 32 Dimarko, 55 Bovo (57 Kaczmarski 36′), 99 Spens (41 Agbonifo 50′). Të tjerë: 43 Garoneti, 49 Venturini

Trajner: Kristian Kivu

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat