Ardon Jashari e Adrian Bajrami me Zvicrën festojnë në përballje me Slloveninë

Futboll

Ardon Jashari e Adrian Bajrami me Zvicrën festojnë në përballje me Slloveninë

Nga: K.Goca Më: 3 tetor 2026 Në ora: 21:12
Zvicra

Zvicra ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Slloveninë me rezultat 2:1 në Luzern, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës B të Kombeve.

Futbollisti shqiptar Ardon Jashari u paraqit nga minuta e parë për Zvicrën dhe dha kontributin e tij në fitoren e rëndësishme.
Adrian Bajrami u paraqit nga minuta e 87-të për Zvicrën.

Në minutën e 2-të, Zan Vipotnik kontrolloi bukur një pasim në hyrje të zonës dhe me një goditje të fuqishme e dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë të portës. 0:1 për Slloveninë.

Vetëm tetë minuta më vonë, në minutën e 10-të, Zvicra barazoi. Erik Janzha e dërgoi topin në portën e tij, duke shënuar autogol. 1:1.

Zvicra vazhdoi të kërkonte përmbysjen dhe në pjesën e dytë arriti ta kompletojë fitoren, duke triumfuar 2:1.

Ardon Jashari dhe bashkëlojtarët e tij festuan fitoren, e cila i shkëput edhe më shumë nga rivalët në grup.

Pas tri xhirove, në Grupin 1, Zvicra kryeson me 9 pikë, ndërsa Sllovenia dhe Skocia kanë nga 4 pikë. Maqedonia e Veriut mbetet pa pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat