Pas nisjes së vështirë, skuadra veriore ka ndezur “motorët”! Mposht edhe Laçin e Qatip Osmanit!
Në miqësoren e luajtur mes Burrelit dhe Laçit, “mbretërorët” fituan 1:0, ndërsa finalizimi i vetëm erdhi përmes një autogoli nga kurbinasit.
Një rezultat që ngre moralin te Burreli, teksa të dyja ekipet kanë shfrytëzuar pushimet për shkak të impenjimeve nga sfidat e kombëtareve.
Pas nisjes së vështirë të sezonit në Kategorinë e Parë, Burreli ka rigjetur veten dhe versionin e tij më të mirë. Në 4 javë të kampionatit, burrelsit grumbullojnë 5 pikë, duke u renditur në pozitën e 8-të në tabelë.