Blerim Xhemaili i del në mbrojtje Ronaldos 

Futboll

Blerim Xhemaili i del në mbrojtje Ronaldos 

Më: 8 tetor 2026 Në ora: 15:09
Blerim Xhemaili

Legjenda e futbollit zviceran, Blerim Xhemaili, ka komentuar situatën e fundit mes Cristiano Ronaldos dhe trajnerit të Portugalisë, Jorge Jesus, duke kërkuar më shumë respekt ndaj yllit portugez.

“Ronaldo nuk mund ta largosh thjesht kështu. Kjo nuk shkon. Në epokën time kanë qenë Ronaldo dhe Messi, dhe mendoj se këtyre lojtarëve duhet t’u japësh 100 për qind respekt deri në fund”, u shpreh Xhemaili.

Ai komentoi edhe vendimin për ta lënë Ronaldon në stol për 90 minuta, duke thënë se reagimi i portugezit ishte i pritshëm.
“Ta lësh Ronaldon 90 minuta në stol dhe më pas të habitesh që ai shpërthen, është e qartë. Ajo që po ndodh tani do të ketë pasoja për të gjithë kombëtaren portugeze”, deklaroi ish-mesfushori.

Megjithatë, Xhemaili nuk beson se Ronaldo do të largohet menjëherë nga kombëtarja.

“Nuk besoj se Ronaldo tani do të tërhiqet thjesht kështu. Jorge Jesus është një personalitet që nuk i shmanget askujt. Ai bën atë që mendon se i sjell sukses dhe rezultatet deri tani i japin të drejtë”, shtoi ai.

Në fund, Xhemaili theksoi se, pavarësisht vlerës së Ronaldos, Portugalia ka potencial të madh edhe përtej kapitenit të saj.

“E kam thënë gjithmonë se Ronaldo ndoshta është një barrë për këtë kombëtare. Por, përtej Ronaldos, Portugalia është një ekip me potencial të jashtëzakonshëm”, përfundoi Xhemaili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat