Pak orë më parë u përfol mbi një dorëheqje të drejtorit sportiv të Vllaznisë, Vioresin Sinani, i ardhur si pasojë e bojkotit të lojtarëve, disa ditë para ndeshjes me Dinamon.
Mirëpo, burimet për “Shkodra Sport” e kanë hedhur poshtë këtë hipotezë, përmes deklaratave të Sinanit që është shprehur shkurtimisht mbi këto aludime.
“Nuk është e vërtetë që kam dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit spoirtiv. Mund të them vetëm që jam nën kontratë me ekipin, klubin e Vllaznisë dhe kaq”, ishin fjalët e Sinanit.
Këto pretendime të hedhura poshtë, bëjnë që lajmi që po qarkullon mbi emërimin e Alban Nezirit në këtë post të mbeten “pezull”, deri në një konfirmim të situatës brenda klubit.