Manchester Unitedi po përballet aktualisht me Leeds United në Premierligë, duke e ditur se fitorja është e domosdoshme për të rikthyer sezonin e tyre në rrugën e mbarë.
Presioni është rritur ndaj Michael Carrick, pasi ai ka arritur t’i udhëheqë “Djajtë e Kuq” në vetëm dy fitore nga nëntë ndeshjet e tyre të para, në të gjitha garat përpara kësaj ndeshjeje me klubin nga Yorkshire.
Manchester Unitedi barazoi një rekord të padëshiruar përpara kësaj përplasjeje me Leeds, diçka që do t’i shqetësojë tifozët dhe të gjithë pjesëtarët e klubit.
Sidoqoftë, një humbje në këtë ndeshje do ta përkeqësonte më tej këtë rekord.
Në pjesën e parë kundër Leedsit, Unitedi fitoi 1-0 në një ndeshje që është jashtëzakonisht e rëndësishme për Carrick dhe klubin, përkundër se është ende kaq herët në sezon.
Presioni ka ardhur duke u rritur mbi Carrick pas fillimit të dobët të klubit në këtë edicion në të gjitha garat, dhe është përfolur se ndeshja me Como mund të jetë e fundit për të, nëse nuk arrin të marrë një rezultat në “Elland Road” ose në atë përballje të Ligës së Kampionëve.
Tifozët dhe analistët do të veçojnë punën që ai bëri sezonin e kaluar duke i dërguar ata në Ligën e Kampionëve përmes vendit të tretë në Premierligë, por dështimi për t’u përforcuar mjaftueshëm në mercatón e verës po shihet si një problem i madh, me Lisandro Martinez që la të kuptohet se ishte një dështim i hierarkisë së klubit pas humbjes së United nga Atletico Madrid në mesjavë.
Sidoqoftë, njerëzit mund të drejtojnë gishtin nga fituesi i Botërorit dhe koleget e tij të mbrojtjes për barazimin e një rekordi të padëshiruar të klubit, një rekord që qëndronte prej 94 vitesh.
Për të dytin sezon radhazi, “Djajtë e Kuq” nuk kanë mbajtur asnjë ndeshje pa pësuar gol në gjashtë ndeshjet e tyre të para, hera e parë që e bëjnë këtë në dy sezone të njëpasnjëshme që nga 1930-31 dhe 1931-32.
Tani, do të ketë shqetësim nëse ata dështojnë të mbajnë sërish portën e paprekur, pasi kjo do të thoshte se nuk ia kanë dalë ta bëjnë këtë në asnjë nga shtatë ndeshjet e tyre të para në ligë.
Carrick do të jetë i dëshpëruar për të parë një përmirësim në repartin e mbrojtjes, pasi ndeshjet pa pësuar gol garantojnë të paktën një pikë në çdo ndeshje futbolli.
“Zambakët e Bardhë” po kërkojnë të bëjnë historinë kundër Man Unitedit, në atë që ka qenë një rivalitet i njëanshëm për pjesën më të madhe të 50 viteve të fundit.
Leeds nuk e ka mposhtur Man Unitedin në shtëpi në Premierligë që nga viti 2002, i njëjti vit kur për herë të fundit hynë në këtë përplasje përpara Man United në tabelë, gjë që po ndodh përsëri në vitin 2026.
Skuadra e Daniel Farke mund të sigurojë fitore radhazi ndaj Man United për herë të parë në 54 vjet, ku kjo gjë për herë të fundit ka ndodhur në edicionin 1971-72. “Djajtë e Kuq” përfunduan në vendin e tetë në atë edicion, ndërsa Leeds mori vendin e dytë nën drejtimin e Don Revie, pasi Brian Clough udhëhoqi Derby County drejt titullit.
Nëse Leeds siguron të tria pikët, së pari, tifozët do të shkojnë në shtëpi të lumtur që ia dolën ndaj rivalëve të tyre të vjetër, ndërsa kjo mund të tregojë se “Zambakët e Bardhë” po ngrihen gradualisht në një skuadër që mund të luftojë sërish për trofe vendorë, ashtu siç bënë nën drejtimin e Revie.
Siç duhet shënuar, Leeds fitoi FA Cup në vitin 1972, edicionin kur e mposhti Leeds dy herë në Divizionin e Parë.
Sidoqoftë, meqenëse po pësojnë disavantazh në pjesën e parë, ata e dinë se kanë gjithçka për të bërë në pjesën e dytë për të arritur këtë arritje monumentale për skuadrën e Farke./