Dueli mes Dinamos dhe Egnatias mbylli siparin e javës së tetë të Superiores.
Kjo javë prodhoi mjaft surpriza, teksa për sa i përket renditjes, në krye mbetet Teuta me 20 pikë në 8 javë.
Fitorja ndaj kampionëve të Egnatias, e ka ngjitur Dinamon në kuotën e 15 pikëve, duke e çuar në 3 diferencën me Egnatian e vendit të dytë.
Terren në këtë javë fituan edhe Laçi me Skënderbeu falë triumfeve të arritura si dhe Vllaznia që u ngjit në vendin e tetë. Situatë e vështirë për Partizanin, që është fundosur në vendin e dhjetë me vetëm 4 pikë.