Situata përkeqësohet te skuadra kuqezi

Futboll

Situata përkeqësohet te skuadra kuqezi

Më: 27 tetor 2026 Në ora: 11:05
Loftus-Cheek

Rabiot? Gila? Moreira?

Asnjë nga të dëmtuarit që trajneri Ruben Amorim shpresonte të rikuperonte nuk do të jetë gati për ndeshjen e mesjavës kundër Bologna-s. Gila dhe Moreira dukeshin pranë rikthimit, por edhe ata nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit të Milanit.

Situata madje është përkeqësuar te skuadra kuqezi sa u përket dëmtimeve. Listës ku bëjnë pjesë Saelemaekers, Gabbia, Chukwueze, P.Terraçiano, Moreira, Gila dhe Rabiot i është shtuar edhe Ruben Loftus-Cheek, i cili ka një shqetësim muskulor në kofshën e majtë.

Mesfushori u dëmtua gjatë ndeshjes kundër Udinese-s.

Për anglezin është vendosur që të kryejë kontrolle të detajuara pas dy javësh, çka do të thotë se është e vështirë që të kthehet në fushë para një muaji.

Për Amorim edhe të mërkurën formacioni është i diktuar, me një turnover shumë të reduktuar, pavarësisht se të shtunën luhet derbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat