Operohet Kvaratskhelia

Futboll

Operohet Kvaratskhelia

Më: 27 tetor 2026 Në ora: 20:50
Kvaratskhelia

Hapi i parë drejt rikthimit në fushë për Kvarën.

Talenti gjeorgjian, i cili pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të këputjes së ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë.

Siç njoftoi PSG-ja, operacioni u krye në spitalin “Aspetar” në Doha, Katar.

Sipas “L’Équipe”, sezoni për ish-lojtarin e Napolit mund të ketë marrë fund; megjithatë, klubi parizien do të ndjekë nga afër ecurinë e rikuperimit të tij, përpara se të përcaktojë një afat kohor për rikthimin e sulmuesit, i cili u rendit i gjashti në klasifikimin për “Topin e Artë” të vitit 2026.

Më poshtë është deklarata e publikuar nga klubi parizien në lidhje me gjendjen e talentit gjeorgjian:

“Khvicha Kvaratskhelia i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale për riparimin e këputjes së ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë, në spitalin ASPETAR në Doha, Katar. Tashmë ai do të nisë procesin e rehabilitimit.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat