Niclas Fullkrug po kalon formë të jashtëzakonshme në Werder

Futboll

Niclas Fullkrug po kalon formë të jashtëzakonshme në Werder

Më: 29 tetor 2026 Në ora: 11:39
Niclas Fullkrug

Sulmuesi i njohur gjerman, Niclas Fullkrug është rikthyer në formë fantastike këtë sezon.

Dështoi te dy skuadrat e tij të fundit, si West Ham dhe Milan, por tani po tregohet i jashtëzakonshëm.

Ai u rikthye këtë sezon te ish-skuadra e tij, Werder Bremen dhe po kalon momente të mira.

Në nëntë ndeshje në të gjitha garat, Niclas ka shënuar 11 gola.

Kujtojmë që te Milani dhe West Hami në dy sezone, kishte shënuar vetëm katër gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat